DYLON

“UFO-të” do ta hapin Festivalin e Dramës Shqipe

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Pesë shfaqje teatrale do të jenë pjesëmarrëse në njërën nga katër shtyllat kryesore të manifestimi kulturor “Flaka e Janarit”, e që është ajo e artit skenik që njihet si “Talia e Flakës”, që do të nis të premten me 23 janar e që do të zgjasë deri më 27 janar, ku për çdo mbrëmje do të kemi nga një shfaqje, pas shfaqjeve do të ketë tryeza të bisedimeve ndërsa, në natën e fundit do të bëhet edhe ndarja e çmimeve si dhe do të përmbyllet ky Festival, për t’i lënë rrugë aktiviteteve tjera muzikore e letrare të “Flakës së Janarit 2015’ .

Ky Manifestim që organizohet tradicionalisht në qytetin e Gjilanit, në nderim të heronjve dhe martirëve të historisë shqiptare, të rënë përgjatë rrugëtimit të gjatë për liri e mëvetësi kombëtare kësaj here do të sjellë në skenën e Teatrit shfaqje nga Kosova, Maqedonia e Shqipëria.

EkoHigjiena

Ali Demi, drejtor i Teatrit të Gjilanit ka bërë me dije për Portalin 2L ONLINE, se Festivali i Dramës Shqiptare “Talia e Flakës”, do të hapet me premierën e shfaqjes “UFO-të”, të Teatrit të Gjilanit , një shfaqje kjo nga Bashkim Hoxha me regji të Erson Zymberit. Në natën e dytë do të kemi shfaqjen “Për pushtet jap:”, të tetovarëve, një shfaqje kjo me autor e regji të Burhan Amitit.

Nata e tretë e Festivalit të Dramës Shqipe do të jetë e rezervuar për Teatrin Kombëtar të Kosovës që vije me shfaqjen “Dashnori i nënës sime”, me autor Adem Mikullovci e me regji të Iliriana Arifi.

”Talia e Flakës” do të vazhdoj tutje po me një shfaqje nga Prishtina, kësaj here na vije Teatri Dodona, me shfaqjen “Trangullat’ me autor Jahi Jahiu e me regji të Agim Selimit, derisa në natën e pestë, të fundit të festivalit, do të jepet shfaqja “Vërtitu kokë e prerë’, të Teatrit Poetik Labëria me autor Petrit Ruka e me regji nga Naim Shundi.

Në këtë natë do të ndahen edhe çmimet dhe do të përmbyllet Festivali në fjalë. Ndryshe, të gjitha shfaqjet nisin në ora 19:00. /2L ONLINE/


Ali DEMI

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.