DYLON

UFO-t sërish në Gjilan

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Sonte, e premte ne ora 19:00 ne Teatrin e Qytetit – Gjilan, jepet repriza e pare e shfaqjes “UFO-t” e autorit Bashkim Hoxha, në regji të Erson Zymberit. Shfaqja ishte fituese e dy çmimeve kryesore të Festivalit të Dramës Shqipe që u mbajt në kuadër të manifestimit “Talia e Flakës 2015”.

Shfaqja “UFO-t”, pos që është vlerësuar si shfaqja më e mirë e këtij festivali, po nga kjo shfaqje është shpërblyer edhe aktorja Mejreme Berisha, me çmimin aktorja më e mirë e festivalit.

EkoHigjiena

Përndryshe, në UFO, Interpretojnë: Kushtrim Qerimi, Mejreme Berisha, Ernest Zymberi, Safete Mustafa-Baftiu, Njomëza Kalaveshi, Muharrem Sylejmani e Bashkim Nexhipi, ndihmuar edhe nga një grup nxënësish të Shkollës së Muzikës të Gjilanit. /2L ONLINE/


Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.