DYLON

UEFA: Shqipëria, skuadra e javës!

Avatar photo Redaksia

Kombëtarja e Shqipërisë ka bërë bumin më të madh me fitoren në Aveiro me rezultat 1:0 kundër Portugalisë, në ndeshjen e parë të grupit I të eliminatorëve në Euro 2016. Faqja e asociacionit më të lartë evropian, UEFA, ka shkruar shkëlqyeshëm për Shqipërinë e cila konsiderohet si “Skuadra e Javës”.

Nuk është pak apo jo, madje një titull i tillë do të ishte konsideruar guxim i tepruar, apo jashtë realitetit i shkruar nga një dorë shqiptare, por ja që diçka të tillë e bën UEFA, që e argumenton këtë përzgjedhje me suksesin e papritur të Shqipërisë që nuk ngurron ta etiketojë si një fitore sensacionale, madje duke sjellë dhe deklaratat e shkurtra të kapitenit Lorik Cana apo trajnerit Gianni De Biasi, natyrisht pa harruar golin spektakolar të Bekim Balajt.

EkoHigjiena

Fitorja e kuqezinjve në Aveiro konsiderohet si surpiza më e madhe e një jave ku befasitë nuk munguan në shumë prej ndeshjeve të luajtura.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.