DYLON

UEFA Liga e Konferencës: Sonte në ’Fadil Vokrri”, luhet derbi shqiptar – Drita përballë Shkëndijës

UEFA Liga e Konferencës: Sonte në ’Fadil Vokrri”, luhet derbi shqiptar – Drita përballë Shkëndijës
Avatar photo Redaksia

Drita nga Gjilani dhe Shkëndija nga Tetova që janë pjesë e garave në UEFA Liga e Konferencës, do të ballafaqohen sonte me njëra tjetrën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Para këtij dueli në një konferencë për media nga klubi gjilanas, trajneri Zekirija Ramadani ka thënë se ndeshjen ndaj Shkëndijës e cilëson si me të vështirën që ekipi i tij ka pasur deri më tani në arenën ndërkombëtare. Por, ai shtoi se ekipi i tij është gati, i motivuar dhe do të japin maksimumin.

EkoHigjiena

Edhe kapiteni i klubit bardhë e kaltër, Rron Broja u shpreh optimist në konferencë para gazetarëve.

“Shkëndija është një skuadër shumë cilësore ka individë shumë të mirë, por edhe ne e kemi kualitetin dhe cilësinë shumë të mirë dhe shpresojë që të arrijmë te fitorja dhe ti marrim tre pikë dhe të jetë një natë historike për ne”, ka thënë Broja.

Ndeshja FC DRITA- FC Shkëndija zhvillohet sonte, e enjte, në Stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë nga ora 21:00.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.