DYLON

UEFA i premton mbështetje Shqipërisë pas tërmetit

UEFA i premton mbështetje Shqipërisë pas tërmetit
Avatar photo Elife Sherifi

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka e ka përdorur pjesëmarrjen në ceremoninë e hedhjes së shortit të Euro2020, për të siguruar ndihma për zonat e prekura nga tërmeti, bën të ditur FSHF.

“Duka, ka biseduar nga afër me presidentin e UEFA-s, Aleksander Ceferin lidhur me situatën e emergjente në Shqipëri dhe i ka kërkuar mbështetjen e institucionit më të lartë të futbollit evropian. Kjo temë është diskutuar edhe me këshilltarin e lart të UEFA-s, ish-futbollistin legjendar portugez, Luis Figo”, thuhet në njoftimin e FSHF-së.

Duka ka takuar disa nga homologët e tij, presidentë të Federatave të vendeve evropiane dhe u ka kërkuar mbështetjen e tyre.

EkoHigjiena

Ata kanë marrë përsipër si hap të parë të shpërndajnë thirrjen për ndihmë të Shqipërisë në vendet e tyre.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.