DYLON

UEFA e bojkoton botërorin e Rusisë nëse Blatter rizgjidhet president i FIFA-s?

Avatar photo Redaksia

Presidenti i Federatës së futbollit në Angli, Greg Dyke, ka dhënë një ultimatum, se Përfaqësuesja e tij, nuk do të marrë pjesë në botërorin e vitit 2018, nëse Sepp Blatter, rizgjidhet president i FIFA-s.

Dyke madje pret që një gjë të tillë, ta bëjë gjithë UEFA, duke bojkotuar botërorin që mbahet në Rusi.

EkoHigjiena

“Nëse Blatter rizgjidhet, atëherë do të bojkotojmë botërorin e 2018. Pastaj, Anglia do të gëzonte të gjithë mbështetjen e UEFA-s, në mënyrë që të largohen të gjitha. S’do të kishte kuptim të largohej vetëm Anglia, apo dy ose tre vende tjera, dhe të tjerat të mbeten”, deklaroi Greg Dyke.

Sot në Cyrih të Zvicrës, po mbahen zgjedhjet presidenciale për kreun e FIFA-s, dhe në garë është edhe Blatter, që kërkon mandatin e pestë./Indeksonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.