DYLON

UEFA dënon Bayernin për shkak të Kosovës

Avatar photo Redaksia

​UEFA ka dënuar Bayern Munich me 10 mijë euro dhe mbyllje të sektorit 124 ku ka qenë e vendosur një pankartë në përkrahje të futbollit të Kosovës, me përmbajtjen “Thuaj jo racizmit. Thuaj po Kosovës”.

Kampioni i Evropës në futboll u dënua me mbyllje të kufizuar të tribunës së stadiumit për ndeshjen e kthimit të çerekfinales së Manchester Unitedit.

EkoHigjiena

“Bayern dënohet për pankartë të paligjshme”, thuhet në vendimin e UEFA-së, transmeton “Sporti1”.

Në ndeshjen e 11 marsit, kundër Arsenalit që ishte e kthimit e paraçerekfinales së Ligës së Kampionëve, klubi “bavarez” ka pasur edhe transparente diskriminuese ndaj komunitetit homoseksual.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.