DYLON

UEFA delegon gjyqtarin nga Kosova në fazën e Ligës të UEFA Conference League

UEFA delegon gjyqtarin nga Kosova në fazën e Ligës të UEFA Conference League
Avatar photo Redaksia

“Është Genc Nuza, ai, i cili do të gjykojë në ndeshjen Lausann-Sport Breidablik, që zhvillohet më 2 tetor 2025, në orën 18:45, në “Stade De La Tuilière” në Lausanne”, njofton Federata e Futbollit të Kosovës (FFK).

Nuza në këtë ndeshje do të asistohet nga Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Erdall Zasella. Në VAR do të jetë Dardan Çaka, ndërsa AVAR do të jetë Visar Kastrati.

EkoHigjiena

“Delegimi i gjyqtarëve nga Kosova në një ndeshje kaq të rëndësishme dëshmon edhe një herë për profesionalizmin, përkushtimin dhe punën e palodhshme të tyre ndër vite, si dhe për besimin që UEFA ka në drejtësinë e ndarë prej tyre”, njofton FFK.

FFK është e bindur se ata edhe kësaj radhe do ta përfaqësojnë me nder dhe dinjitet futbollin tonë në arenën evropiane. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.