Ditë më parë, Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit ka prezantuar projektin madhor për renovimin e stadiumit “Adem Jashari”, i cili do të kushtojë mbi 12 milionë euro.
Me këtë investim synohet që ky objekt të marrë licencën e kategorisë 4-të nga UEFA.
Drejtori i Departamentit të Sportit, Ibër Alaj, ka njoftuar se me këtë projekt është pajtuar edhe Federata Evropiane e Futbollit.
“Sot në selin e UEFA prezentuam projektin e Stadiumit Olimpik ,,Adem Jashari’’ në Mitrovice me delegacionin nga Kosova, që stadiumi te ngrihet nga kategoria II në kategorin IV në pajtushmeri me rregulloret e UEFA-së ,ku zyrtarët e UEFA-së u pajtun me Projektin Ideor (concept design) që te vazhdohet me procedura sipas kontratës me kontraktoret me qellim që stadiumi te ndertohet sipas planit dinamik të planifikuar te përfundojë në vitin 2021! Institucionet e Kosovës po punojnë intensivisht që të përmbushin të gjitha kriteret e parapara me standarde në fushën e infrastrukturës së sportit” shkruan Alaj në Facebook.