DYLON

Udhëtarët e Flamurit nderohen me çmimin “Kalorësi i imazhit shqiptar”

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Ekrem Avdiu nga Gjilani, është i njohur për opinionin gjilanas si “Flamurtari i Vlorë “, pasi bashkë edhe me disa shokë të tjerë, kishte marshuar në këmbë, prej Gjilanit drejt Vlorës, për tetëmbëdhjetë ditë me radhë, si një simbolikë unifikimi mbarëshqiptarë, me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Shqipërisë.

Pra, një vit më parë, të veshur me veshje kombëtare e me flamuj në duar, Avdiu së bashku edhe ne Dilaver Musliun, Gani Shaqirin e Nazif Ajdinin, kishin nisur në këmbë marshutën Gjilan – Vlorë, të cilës iu kishin bashkëngjitur më pas edhe udhëtarë të tjerë, e të cilët më 28 nëntor 2012 në Vlorë e dorëzuan Flamurin Kombëtar, që e kishin bartur si simbolikë për të çuar në vend amanetin e dëshmorëve.

EkoHigjiena

Shih për këtë, në Festivalin Ndërkombëtar të njëmbëdhjetin me radhë të titulluar “Imazhi shqiptar” të mbajtur në Tiranë, e morën çmimin “Kalorësi i imazhit shqiptar”, i cili iu nda pra, grupit të flamurtarëve të 100- vjetorit të pavarësisë, të nënshkruar nga doc. dr. Astrit Memia.

Avdiu ka thënë me këtë rast se respektin që nuk po e ndjejnë nga vendi i tyre, po e gjejnë në shtetin amë. Ai ka rikujtuar se marshuta e tyre përkundër premtimeve nuk ishte ndihmuar nga institucionet komunale, ndërsa institucione e shoqata të ndryshme në Shqipëri po e vlerësojnë lartë aktin e tyre dhe se kjo u pa edhe me marrjen e këtij  çmimi në Shqipëri, e se çfarë vlere ka kjo mirënjohje më së miri dëshmon e dhëna se vitin e kaluar një mirënjohje të tillë e kishte marrë familja e komandantit legjendar, Adem Jashari.

Avdiu ka thënë se vitin e kaluar, e dërguan në Vlorë amanetin e dëshmorëve dhe të banorëve të Luginës së Preshevës, të cilët padrejtësisht ishin ndarë nga trungu shqiptar, ndërsa kujtoi fjalët e tij para të pranishmëve, në solemnitetin e mbajtur në ndërtesën e Akademisë së Shkencave dhe Arteve në Shqipëri, kur ka thënë se ishin fatlum si gjeneratë, që e bënë këtë gjest për 100 vjetorin e shtetit shqiptar./2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.