DYLON

Udhëkryqi politik serb si argument i avancimit perëndimor të Kosovës

Avatar photo Redaksia

Arianit SLLAMNIKU

/2L ONLINE/ – Raportet e progresit të BEsë për shtetet veç e veç, gjendja në fushat tjera bazuar në raportimet ndërkombëtare si në fushën e medias, demokratizimit, respektimit të të drejtave të pakicave dhe atyre të njeriut, çështja sociale, liberalizimi dhe privatizimi I tregut, tregojnë gjendjen aktuale të të gjitha shteteve të cilat aspirojnë anëtarësimin e plotë në BE.

EkoHigjiena

Kosova në këtë drejtim ka pasur një rrugëtim goxha të rëndë në krahasim me sfidat e mëdha të cilat e kanë përcjellë gjatë tërë kohës, por marrë parasysh paralelen e tërhequr me shtetet tjera fqinje apo edhe ato të rajonit, shtegtimi I Kosovës mund të konsiderojmë se ka qenë dhe është njëri ndër rrugëtimet më sfidueset për këtë pjesë dhe ambicie avancuese dhe progresiste.

Deri para pak muajve renditja ndaj avancimit të çështjeve drejt integrimit, Kosova me shtetet e rajonit gjithmonë është renditur e fundit në listën e shteteve të cilat kanë ngritur progresin e duhur drejt agjendës evropiane, por kursi I avancimit si dhe renditja në ranglistën e shteteve të rajonit, Kosovën po e pozicionon në vendin më të avancuar për dallim nga disa shtete të cilat standardet e tyre për Kosovën kanë qenë larg për t’u dëshiruar.

Fqinjësia e mirë – Njohja e shtetësisë

Njëra ndër kushtet kryesore sidomos prej takimit të Berlinit të inicuar nga kancelarja Merkel për shtetet e Ballkanit perëndimor është bashkëpunimi rajonal në theks të veçantë ndëmjet shteteve të Ballkanit perëndimor.

Në këtë fushë Kosova përveç se me Serbinë, me të gjitha shtetet tjera fqinje I ka marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale deri në atë masë sa që përveç demarkacionit të kufijve, me të gjitha shtetet fqinje ka shkëmbyer edhe ambasadorët përveç me Serbinë me të cilën në vend të Ambasadorëve kanë shkëmbyer koordinatorët e zyreve.

Vizita joformale e Daçiqit në Prishtinë dha sinjal se Prishtina zyrtare është e gatshme që të jetë e relaksuar në marrëdhëniet me Serbinë dhe me zyrtarët e saj që mund të vijnë edhe për kafe në kryeqytetin e shtetit fqinjë por që edhe Ministri I punëve të jashtme I Serbisë z. Daçiq u tregua I relaksuar në takim kafeje me homologun e tij Kosovar z. Thaçi.

Por vizita kthyese joformale në Beograd me ftesë të një organizate joqeveritare për Ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës z. Thaçi, pasqyroi fytyrën e kundërt të homologut të tij serb z. Daçiq I cili u prononcua se “z. Thaçi do të arrestohet me rastin e hyrjes në Serbi”.

Kjo krejt shkoi në dëm të avancimit dhe promovimit të fqinjësisë së mirë në relacionet bilaterale të të dyja shteteve por që për Serbinë, institucionet si dhe lidershipin e saj është një minus i madh para ndërkombëtarëve e sidomos drejt integrimit të BEsë por që në anën tjetër Kosova dhe lidershipi I saj me këtë rast avancoi drejt promovimit dhe vullnetit për fqinjësi të mirë përkundër të përjetimeve në të kaluarën e afërt.

Udhëkryqi Serb

Ditë e më shumë prej vitit 1999 e sidomos pas rënies së pushtetit të Millosheviqit, politika dhe diplomacia e shtetit serb, përkundër afenzivës diplomatike dhe avancimit të paparë drejt institucioneve ndërkombëtare në relacion me agresionin e shfaqur ndaj shteteve të rajonit dhe popullsisë së tyre, agjenda dhe orientimi I institucioneve serbe nuk ka qenë asnjëherë më I qartë se tani.

Në njërën anë gjithmonë është mbajtur agjenda politike dhe strategjike me Rusinë dhe në anën tjetër me perëndimin që në fakt Serbinë dhe kryeqytetin e saj e shndërruan si qendër graviteti për rajonin dhe tentimi që Beogradi të jetë kryqëzim I interesave të mëdha, dita ditës po I vije fundi.

Orientimi politik I dy krahëve të të njëjtit koalicion I cili qeverisë vendin, në njërën anë shpërfaqja e Ministrit të punëve të Jashtme të Serbisë z. Daçiqit me prononcimin e tij kundër homologut kosovar z. Thaçi me burgim, gjë që nënkupton injorim I kushtit perëndimor për normalizim të marrëdhënieve ndërfqinjësore në njërën anë dhe dërgimi I ndihmave në Ukrainë nga kryeministri I Serbisë z. Vuqiq në anën tjetër, del që Kryeministri serb është ndjekës I agjendës euro-perëndimore që I del në ndihmë shtetit I cili ishte I sulmuar nga shteti dhe forcat ruse, shtet I cili z. Daçiq po mundohet të ruaj besnikërinë e diplomacisë dhe shkollës së Millosheviqit.

Mvarësia e Kosovës ndaj orientimit politik të Serbisë

Krejt ky rrugëtim dhe të gjitha veprimet e ndërmarra ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si dhe në relacion me palët e treta, jep të kuptojmë orientimin e poltikave shtetërorë dhe diplomacisë shtetërore të shteteve në fjalë.

Zhvillimet e fundit që ndodhën në rajonin tonë, e sidomos ngjarjet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë kanë qartësuar edhe më shumë pozicionin kosovar dhe atë serb që I bie se orientimi Kosovar është po ai I cili edhe është angazhuar Kosova me qeverinë e saj qysh prej Samitit të Selanikut kur ju është dhënë “drita e gjelbër” se Kosova ka perspektivë evropiane e që I bie se “Kosova është e mirëseardhur në BE por me standarde dhe kushte të BEsë“ përderisa Serbia duke u munduar që të ndjek dy kurset, në njërën anë atë perëndimor me retorikë duke mos u kyçur dhe duke mos pasur ambicie për t’u kyqur në partneritetin e NATOs dhe atë rus me vepra siç është inkorporimi I njësitit të forcave ruse në aeroportin e Nishit.

Duke dashur që të ruaj Beogradin si qendër e gravitetit për rajonin e Ballkanit, Serbia dita ditës po e humb edhe atë pak ndikim dhe dominim që e kishte në rajon, e sidomos me fillimin e zhvendosjes së kësaj qendre në Tiranë qysh prej miratimit të projektit të naftsjellësit nga Kazakstani deri në Vlorë që do të jetë furnizimi kryesor I Europës me gaz dhe naftë, veprimi I fundit I Daçiqit si Ministër I punëve të jashtme dhe veprimit të kundërt të Kryeministrit serb Vuqiq bënë të qartë thyerjet e brendshme që në një të ardhme të afërt do të ndikojnë në orientimin përfundimtar të Serbisë si shtet dhe agjendë e orientuar nga perëndimi me Vuqiqin apo kah Rusia me Daqiqin.

Kot është edhe tendenca përmes incidenteve maqedonase të mveshet Kosova me elemente destabilizuese në Ballkan pasi që agjendat e tilla kanë tentuar të ndodhin edhe më herët e sidomos edhe ato të ekstremizmit dhe nxitjes së urrejtjes fetare por që me kohën janë dëshmuar se elementet e tilla kanë qenë import I fqinjëve me tendenca të qarta se sa vet produkt kosovar.

Sido që të jetë Kosova me insistimin dhe këmbëngulësinë e saj drejt avansimit institucional është një hap të madh para në krahasim me shtetet e rajonit në promovimin dhe ambicien për të plotësuar të gjitha kërkesat dhe standardet të cilat burojnë nga BEja e që në fakt po e tregon me vepra angazhimi I Kosovës dhe këmbëngulësia e saj drejt standardeve europiane që në fakt krejt ky insistim Kosovar do të bëjë që deri në shtator të këtij viti të shpërblehet me nënshkrimin e marrëveshjes për stabilizim dhe asociim nga BEja, marrëveshje kjo që do të hapë rrugë Kosovës përkundër sfidave që I ka përpara. /2L ONLINE/