DYLON

Udhëheqësit e lartë të kujdesit tretësor njoftohen me metodën DRG të pagesës së shërbimeve shëndetësore

Avatar photo Redaksia

Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani, sot mori pjesë në prezantimin e punës së ekspertëve për përcaktimin e implementimit të sistemit të pagesave të shërbimeve bazuar në sistemin e DRG (Case-Mix)-Diagnozat e lidhura me Grupet e sëmundjeve.

Ministri Rrahmani tha se në kuadër të veprimeve të ndërmarra nga MSh, në përgatitje për fillimin e mbledhjes së premiumeve për sigurimet shëndetësore, është punuar edhe në përcaktimin e metodës së sistemit të pagesave të shërbimeve bazuar në sistemin e DRG.

EkoHigjiena

“Interesi i MSh-së është sigurimi i shërbimeve cilësore shëndetësore për qytetarët e vendit dhe kjo nuk mund të ofrohet vetëm me fillimin e mbledhjes së premiumeve shëndetësore, por ato sigurohen me bashkëpunimin serioz të gjithë mekanizmave në këtë proces e në veçanti të menaxherëve institucional pa përjashtuar profesionistët shëndetësor”, tha Ministri Rrahmani.

Eksperti ndërkombëtar i DRG, dr. Dorjan Marušič, prezantojë punën e grupit të ekspertëve, duke njoftuar të pranishmit me rëndësinë e fillimit të implementimit të DRG si dhe me metodat e ndryshme që implementohen në vendet e tjera.

Ai më tutje ka prezantuar analizën e grupit duke këshilluar metodën e DRG-së australiane për implementim nga Kosova në përputhje me mundësit buxhetore të saj.
Në punëtorinë e organizuar nga Ministria e Shëndetësisë, udhëheqësit shëndetësor të Kujdesit Tretësor, përveç njohjes me metodat e pagesës së shërbimeve sipas DRG të vendeve tjera, kanë shfrytëzuar rastin të japin komentet e tyre si dhe të bëjnë pyetje rreth këtij procesi.

Në punëtori është theksuar nevoja e fillimit të implementimit të DRG në sistemin shëndetësorë duke pasur parasysh edhe riskun që mund të ketë nëse nuk zgjidhet metoda e përshtatshme e cila siguron qëndrueshmërinë e Fondit.

Qëllimi i implementimit të sistemit DRG është që të ofrohen shërbime cilësore, efikase, dhe njëkohësisht ky sistem siguron transparencë të plotë në ofrimin e shërbimeve shëndetësore nga institucionet shëndetësore.

Ndryshe, DRG është sistemi i pagesës së shërbimeve mjekësore të ofruara nga institucionet shëndetësore të kontraktuara nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, bazuar në diagnozat e lidhura me grupet e sëmundjeve.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.