DYLON

Udhëheqësi i Njësisë për Rini, pret në takim përfaqësuesit e organizatave Rinore

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Udhëheqësi i Njësisë për Rini Genc Mustafa, ka pritur në takim përfaqësuesit e të gjithave organizatave rinore, këshillat e fakulteteve si dhe vullnetarët nga organizatat. Takimi është ftuar me temën “Institucionet Komunale dhe bashkëpunimi me organizatat rinore rreth aktiviteteve të përbashkëta, Shfrytëzimi i Shtëpisë së Rinisë dhe aktivitetet për muajin e Rinisë”.

Si Njësi për Rini me mbështetjen e pareshtur të Kryetarit të Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, ka filluar procedura e invertarizimit të Shtëpisë së Rinisë si dhe shumë shpejtë së bashku me OSBE do të organizojmë një debat për rregulloren e shfrytëzimit të kësaj hapësire.

EkoHigjiena

Gjatë këtij takimi u diskutuan shumë çështje por me theks të veçantë ajo rreth bashkëpunimit më të madh mes institucioneve komunale me organizatat rinore, ku gjatë diskutimit u dhanë shumë rekomandime nga organizatat prezentë.

Nga të pranishmit ishin dhe rotaraktorët Fatlum Agushi dhe Indira Syla, pjesë e Rotaract Club “Anamorava”, që vlerësuan lartë takimin e sotëm dhe shprehën gatishmërinë që së bashku me rotaraktorët tjerë dhe vullnetarë, të jenë bartës të disa aktiviteteve në muajin Gusht.

Diar Ramadani nga “Qendra Rinore” prezantoi pesë projekt propozime rreth muajit të rinisë ku disa prej tyre u theksuan më me prioritet “Prezantimi i Shkollës Verore, Të rinjtë e talentuar në fushën e artit, Aktivitete sportive me fëmijë me nevoja të veçanta së bashku me HANDIKOS.

Hekuran Aliu prezantoi disa ide rreth bashkëpunimit më të ngushtë mes institucioneve dhe organizatave ku u kërkua që komuna të bëjë thirrje për grante sipas dinamikës së planit vjetorë që të ketë një gjithëpërfshirje ku organizatat do të mund të konkurronin për programin të cilën e ofron komuna në atë periudhë të vitit.

Në emër të Njësisë për Rini, udhëheqësi i saj Genc Mustafa u zotua se të gjitha rekomandimet do te vlerësohen dhe që nga data 01.07.2016 do të bëhen përgatitjet për të hapur aplikimin e gjitha organizatave për projektet në kuadër të “Muajit të Rinisë”. /2L ONLINE/


Foto: Uran Salihu