DYLON

Udha për Preshevë pas reshjeve të borës!

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – Ja kështu duket udha Gjilan-Preshevë sot më 27 Dhjetor 2014. Pjesa nga kufiri e tutje pas reshjeve të para të borës. Pjesa nga ana e Kosovës e tutje deri në kufi ishte e kalueshme edhe në pjesët më të larta të maleve të Karadakut, andej nga Muqobaba. Kompetentët ishin kujdesur ta pastronin nga bora! Pjesa nga kufiri e tutje ishte e pa prekur. Mu ashtu si kish ra bora, ashtu ishte.

Megjithëse kerret kalonin por ishte e vështirë për të ngjitur pjesët ngul përpjetë, sidomos në dalje të Preshevës për Gjilan. Në kufi asgjë e jashtëzakonshme, biles edhe më e zakonshme se herëve tjera. Asnjë kontroll i rreptë. Të paktën ne nuk e hetuam një gjë të tillë.

EkoHigjiena

Edhe në Preshevë njëjtë veçse njerëzia ankohej se po shëtitej nji grip i keq andejpari. Përshëndetje nga Presheva Jonë.

/Xhelil ARIFI / 2L ONLINE/






Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.