DYLON

UDBASH-ët e Kosovës kanë emër dhe mbiemër!!!

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Ne shqiptarët, sikur e kemi në traditë që shumë shpejt t’i harrojmë vuajtjet tona, individuale apo kolektive qofshin ato, e sigurisht që gati-gati i harruam edhe ata shqipfolës që për shumë dekada i shërbyen armikut më të egër të popullit shqiptar që ka njohur ndonjëherë historia. Nuk është e nevojshme që të shkruajmë histori të gjata për bëmat e poshtra të spiunëve dhe tradhtarëve shqipfolës, por është mirë që kryesisht të demaskohen. Të demaskohen agjentët shqipfolës të UDB, e veçanërisht ata ish agjentë të UDB, që edhe sot e kësaj dite ‘’notojnë’’ në ujëra të turbullta, bile disa nga ata janë të veshur edhe me pushtet, duke u pajisur kështu edhe me njëfarë imuniteti politik.

Pas vitit 1990 të gjithë ata shqiptar që në një mënyrë apo tjetër i kanë shërbyer pushtuesit, e kanë pasur mundësinë që të heqin dorë nga poshtërsitë e tyre, e t’i kthehen punëve të mbara në shërbim të popullit të tyre. Disa nga ata, që për shumë kohë me verbëri i patën shërbyer armikut, pas ndryshimeve politike të vitit 1990 e kuptuan se kishin gabuar, e si rezultat hoqën dorë nga tradhtia e mëtutjeshme.

EkoHigjiena

Ndaj këtyre të penduarve nuk u ndërmor asnjë masë, por të tillët u amnistuan (nëse mund të shprehem kështu), bile disa nga ata ish shërbëtor të regjimit pushtues u graduan edhe me poste politike në kuadër të  institucioneve që ekzistonin në Kosovën e paraluftës. Mirëpo, fatkeqësisht një numër i UDB-ashëve shqipfolës e vazhduan edhe pas vitit 1990 rrugën e tyre të turpit, dhe në vazhdimësi ju kundërvuan rrugës së lirisë, duke i bërë kështu shërbimin e fundit pushtuesit serb. Disa nga këta tradhtar që nuk hoqën dorë nga shërbimi i pushtuesit u treguan edhe mjeshtër të “mirë” të zanatit të tyre.

Ata tani nuk e dënonin publikisht luftën dhe përpjekjet e popullit shqiptar për liri dhe pavarësi, por në mënyrë të kamufluar u futën nëpër subjekte politike, nga ku bënin punën e djallit.

Prandaj, nuk ishte aspak e çuditshme që edhe gjatë luftës së armatosur në Kosovë shqiptarët nuk arritën të bashkoheshin në një front të vetëm. Nuk arritën të bashkoheshin sepse këto larva të UDB-së i kishin pushtuar tërësisht partitë politike, Presidencën dhe Qeverinë e Kosovës, dhe si përfundim arritën që të manipulonin me një numër shumë të madh naivësh shqiptar. Tanimë nuk janë të rrezikshëm ata UDB-ash shqipfolës që pas luftës u larguan së bashku me forcat serbe nga Kosova, por të rrezikshëm janë ata UDB-ash të kamufluar si ‘’patriot’’ e ‘’atdhetar’’, e të cilët ditën mirë të notojnë në ujëra të turbullta, e për pasojë disa nga të tillët edhe sot i kemi të involvuar në disa nga institucionet kryesore të Kosovës.

Si t’i demaskojmë UDB-ashët?

Në SHBA qytetet publikojnë në internet emrat e pedofilëve, dhunuesve të fëmijëve ose vrasësve …

Qytetarët kanë mundësi të informohen se në lagjen e tyre a jeton ndonjë pedofil…Qytetari amerikan ka mundësi të mbroj fëmijët e tij dhe vetveten. Në Gjermani pas rënies së Murit të Berlinit u morën Dosjet e Stasit për të ditur gjermanët kush ishte viktimë dhe kush kryesit e veprës…Në Kosovë pas ikjes së serbëve nga Kosova, ku morën edhe Dosjet e punëtorëve të tyre u krijua një boshllëk.

Që të ketë mundësi të njëjtë, të mbroj edhe shqiptari fëmijën e tij dhe vetveten nga UDB-ashi/ët, duhet të hapen DOSJET ! Pse?

a) Udbashi i Kosovës shkon në Xhami, në Kishë, dëgjon çfarë flitet e jo të lutet…

b)Udbashi i Kosovës shkon në UÇK, jo të lufton, por të spiunoj…Një shembull: Një Udbash në vitin 1989 e ngre gishtin për suplimim të Autonomisë së Kosovës edhe pse s’ka qenë Deputet…Disa ditë pas përfundimit të luftës e dërgon djalin e tij me rroba të UÇK-së edhe pse kurrë s’ka qenë në UÇK. Filluan të uzurpojnë prona në emër të UÇK-së. Dëmi që përjetoi Kosova ishte i madh, imazhi i UÇK-së u zbeh edhe pse veprat i bënte UDB-ja përmes njerëzve të vetë të infiltruar në UÇK. UDB-ashët e Kosovës kanë vepruar dhe veprojnë në mënyrë të rafinuar…ku kanë dëmtuar shqiptarët dhe Kosovën.

Si t’i zbulojmë UDB-ashët? Arkivat janë në popull… secili nga ne njeh një UDB-ASH ose më shumë…

Propozimi im: Në këtë Dosje t’i renditim një nga një UDB-ASHËT.Në sistem rendor…

Mundësisht sa më precize të jenë të dhënat. Jo në ngjarje-histori të gjata, por me disa fjalë të shkurta të thuhet e tëra.

Faik KRASNIQI
(Autori është publicist dhe redaktor në gazetën e përditshme ”Lajm”)

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.