Komisioni për Verifikimin e Veteranëve dhe Pjesëmarrësve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i drejtuar nga kryetari Agim Çeku, në takimin e sotëm ka marrë vendim për fillimin e verifikimit të aplikacioneve të statusit të veteranëve, dëshmorëve dhe invalidëve të luftës së UÇK-së.
Në takim është vendosur të fillojë verifikimi në Zonën e Karadakut dhe të Zonës së Shalës, për të vazhduar edhe në zonat tjera.
Po ashtu komisioni është në pritje të amandamentimit të Ligjit Për Statusin dhe të Drejtat e Dëshmorëve, Invalidëve, Veteranëve, Pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës, Viktimave Civile dhe Familjeve të tyre, me qëllim të kategorizimit të veteranëve dhe pjesëtarëve të luftës së UÇK-së.