DYLON

UÇK, me luftën e saj fitimtare realizoi ëndërrën e Zijah Shemsiut dhe gjithë heronjëve që ranë për Kosovën…

UÇK, me luftën e saj fitimtare realizoi ëndërrën e Zijah Shemsiut dhe gjithë heronjëve që ranë për Kosovën…
Avatar photo Redaksia

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Zonën Operative të Karadakut, Ahmet Isufi, ka theksuar rëndësinë e 5 Majit – Dita e Dëshmorëve të Kombit, kur kujtohen të rënët për liri, në të gjitha trojet shqiptare.

Në këtë përvjetor, u kujtua dhe u nderua edhe Zijah Shemsiu, një ndër aktivistët dhe patriotët më të shquar të lëvizjes kombëtare të viteve të 80-ta.

EkoHigjiena

Sipas Isufit, Zijah Shemsiu ishte ndër ata që besonin fuqishëm se çlirimi i vendit mund të arrihej vetëm përmes luftës së armatosur, duke u bërë frymëzim për brezat që pasuan.

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës, me luftën e saj fitimtare, realizoi ëndrrën e Zijah Shemsiut dhe gjithë heronjve që ranë për Kosovën, shtet të pavarur e sovran,” ka thënë Isufi, duke e lidhur drejtpërdrejt sakrificën e brezave të mëhershëm me rezultatin final të çlirimit.

Në fund, mesazhi mbetet i qartë dhe i përhershëm: Lavdi përjetë Heroit të Kombit, Zijah Shemsiu dhe Lavdi e përjetshme Dëshmorëve të Kombit! /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.