(2L ONLINE) – Valon Feka përfaqësues i Agjencionit UBO Consulting, të cilat punojnë ngushtë me USAID-it, kanë prezantuar para Drejtorëve të Drejtorive dhe Zyrtarëve Komunale të Vitisë rezultatet e dalura nga sondazhit I Indeksit të Konkurrencës në Komuna, konkretisht ato për Komunën e Vitisë.
Në këtë Indeks komuna e Vitisë kishte marrë vendin e pare për vitin 2014 si dhe ishte cilësuar me performancën më të mirë në administratën komunale si dhe në përmirësimin më të madh në infrastrukturën komunale.
Kështu komuna e Vitisë është renditur e para në Kosovë për krijimin e lehtësirave e të bërit biznes, qeverisjen me ekonomi dhe përpjekjet reformuese administrative. /2L ONLINE/