Në fshatrat Debelldeh dhe Goden janë mbajtur zgjedhjet për kryetar dhe anëtarë të këshillave të këtyre fshatrave.
Në fshatin Debelldeh, kryetar i këshillit të fshatit është zgjedhur, Fazli Neziri dhe janë përzgjedhur edhe 7 anëtarë të këshillit. Gjithsej në këtë takim kanë marrë pjesë 19 banorë të cilët kanë marrë pjesë edhe në procesin e votimit.
Gjithashtu zgjedhjet për Kryetarin dhe Këshillin e fshatit janë mbajtur në po të njëjtën ditë edhe në fshatin Goden , ku morën pjesë 27 pjesëmarrës me të drejtë vote.
Kryetar i këshillit të fshatit Goden, u zgjodh, Bajram Azizi ndërsa këshilli i këtij fshati do të ketë 5 anëtar.
.