DYLON

U zgjodhën këshillat e ri të fshatrave në Ballancë dhe Zhiti

U zgjodhën këshillat e ri të fshatrave në Ballancë dhe Zhiti
Avatar photo Redaksia

Në fshatrat Ballancë dhe Zhiti janë mbajtur zgjedhjet për kryetar dhe anëtarë të këshillave të këtyre fshatrave.

Në fshatin Ballancë kryetar i këshillit të fshatit është zgjedhur Valon Latifi dhe janë përzgjedhur edhe 10 anëtarë të këshillit. Gjithsej në këtë takim kanë marrë pjesë 41 banorë të cilët kanë marrë pjesë edhe në procesin e votimit.

Gjithashtu zgjedhjet për Kryetarin dhe Këshillin e fshatit janë mbajtur në po të njëjtën ditë edhe në fshatin Zhiti, ku morën pjesë 19 pjesëmarrës me të drejtë vote.

EkoHigjiena

Kryetar i këshillit të fshatit Zhiti u zgjodh, Burim Emini ndërsa këshilli i këtij fshati do të ketë 7 anëtar. Kurse sot zgjedhje të tilla do të mbahen në fshatin Tërstenik prej orës 18:00.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.