U zgjodhën këshillat e ri të fshatrave Budrikë dhe Binçë

U zgjodhën këshillat e ri të fshatrave Budrikë dhe Binçë

Komuna e Vitisë, ka mbajtur zgjedhjet për Kryetar dhe anëtarë të këshillave edhe të  fshatrave në Budrikë dhe Binçë.

Në fshatin Budrikë, kryetar i këshillit të fshatit është zgjedhur, Arben Sahiti dhe janë përzgjedhur edhe 9 anëtarë të këshillit.

Gjithsej në këtë takim kanë marrë pjesë 21 banorë të cilët kanë marrë pjesë edhe në procesin e votimit.

Gjithashtu zgjedhjet për Kryetarin dhe Këshillin e fshatit janë mbajtur dje në fshatin Binçë, ku morën pjesë 43 pjesëmarrës me të drejtë vote.

Kryetar i këshillit të fshatit Binçë, u zgjodh, Ali Toma ndërsa këshilli i këtij fshati do të ketë 9 anëtar.

Fatlum Demiri, kryesues i Komisionit Komunal për zgjedhjen e Këshillave dhe Kryetarëve të fshatrave bënë me dije se procesi i zgjedhjes në kryetarëve dhe anëtarëve të fshatrave ka përfunduar dhe thotë se prej muajit shkurt e deri me tani janë mbajtur zgjedhje të tilla në 36 lokalitete ku vetë banorët kanë zgjedhur përfaqësuesit e tyre.

Ai thotë se në këto procese zgjedhore kanë marrë pjesë mbi 3000 qytetarë të Komunës së Vitisë.

Përndryshe me vendim të Kuvendit Komunal të Vitisë, komisioni zgjedhor është përbërë edhe nga përfaqësuesit e subjekteve politike të përfaqësuar në Kuvend dhe të shoqëria civile.

KOMENTE