U zbulua shtatorja e Kolonel Rashit Mustafa – “ Komandant Karadaku”
/2L ONLINE/ – Në prani bashkëluftëtareve, qytetarëve të shumtë gjithandej të trojeve shqiptare por edhe të përfaqësuesve të Institucioneve lokale dhe qendrore sot në Viti është zbuluar shtatorja e dëshmorit Rashit Mustafa i njohur me nofkën” Komandat Karadaku.
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti para zbulimit të kësaj shtatore uroj të gjithë qytetarëve ditën e çlirimit të komunës së Vitisë dhe theksoj se zbulimi i shtatores së Komandat Karadakut në këtë ditë kujton se dëshmorët gjithmonë janë në mesin tonë.
“E veçanta e kësaj dite është se ne sot po përurojmë shtatoren e dëshmorit Rashit Mustafa-Komandant Karadaku i cili ashtu siç edhe të gjithë dëshmorët e tjerë të rënë për liri do të jetë shpirtërisht me ne. Por përveç kësaj 16 vite pas çlirimit na sjellë ndërmend se dëshmorët janë të gjallë dhe janë gjithmonë mes nesh pa përfillur distancën kohore.” U shpreh Haliti.
Ai tha se vepra e dëshmorëve është inkurajim për institucionet lokale dhe qendrore për punë të përbashkët me qytetarët tanë për siç tha ai një zhvillim socio-ekonomik deri në arritjen e shtetit ideal ashtu siç ishte edhe ëndrra e tyre. “Amanetin e dëshmorëve tanë e jetësojmë jo vetëm me ngritjen e shtatorëve por duke ndërtuar edhe institucione të qëndrueshme lokale dhe qendrore, të ligjshme dhe me punë të dinjëtetëshme” tha ndër tjerash Kryetari Haliti.
Ndërkaq rreth biografisë së Kolonelit Rashit Mustafa, ka folur Gjenerali Rrustem Berish i cili çmoj lartë veprën e këtij dëshmori duke evokuar disa kujtime që i kishte me të.
“Unë jam shumë krenar që kam pasur fatin që ta takoj dhe ta kem mik një njeri siç ishte kolonel Rashit Mustafa-Komandant Karadaku” tha Berisha.
Zbulimi i shtatores së këtij dëshmori u bë sot nga Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, familjarët e Komandat Karadakut si dhe nga bashkëluftëtarët Rrustem Berisha dhe Hysen Berisha. Përndryshe kjo shtatore është ngritur në sheshin pranë stacionit të autobusëve në Viti i cili mbanë edhe emrin e këtij dëshmori. /2L ONLINE/

