DYLON

U zbulua pllaka përkujtimore për Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut 1990

U zbulua pllaka përkujtimore për Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut 1990
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, bashkë me presidenten Vjosa Osmani dhe ish- deputetin Muharrem Shabani, zbuluan sot në hyrje të ndërtesës së Kuvendit pllakën me anë të së cilës përkujtohet 31-vjetori i miratimit të Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut të vitit 1990.

Pllaka është vendosur pikërisht në vendin ku është lexuar Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut të vitit 1990.

EkoHigjiena

Kryetari Konjufca tha se me këtë pllakë nderojnë të gjithë ish-deputetët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës, të cilët ishin nënshkrues të Deklaratës së 2 Korrikut.

“Me deklaratën e 2 Korrikut të vitit 1990 ju e keni bërë Kosovën të barabartë me republikat tjera në atë kohë. Faktikisht ju e keni shpallë pavarësinë e këtij Kuvendi”, tha kryetari Konjufca.

Para deputetëve të legjislaturës së vitit 1990 dhe deputetëve aktual, ka folur ish-deputeti Muharrem Shabani, i cili para 31 vitesh e kishte lexuar Deklaratën e 2 Korrikut.

Shabani tha se kushtet dhe rrethanat, në ditën kur u shpall Deklarata Kushtetuese, ishin shumë të rënda, nën rrethim ushtarako-policor nga regjimi i atëhershëm jugosllav dhe të rrethuar nga të gjitha anët me snajperistë.

Megjithëkëtë, Shabani ka thënë se delegatët e atëhershëm ia arritën të miratojnë Deklaratën Kushtetuese, me anë të së cilës e shpallën Kosovën Republikë. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.