DYLON

U vu gurthemeli për ndërtimin e kampit stërvitor të KF Drita

U vu gurthemeli për ndërtimin e kampit stërvitor të KF Drita
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me Agim Ademin, kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës, drejtori gjeneral i FC Drita, Feti Murseli, presidenti i klubit, Valon Murseli, zyrtarë të klubit, tifozë dhe mysafirë të tjerë, kanë marrë pjesë në vënien e gurthemelit për ndërtimin e kampit stërvitor të KF Dritës.

“Kampionët tanë meritojnë kushte dhe investime të tilla që ua rrisin cilësinë dhe angazhimin”, ka thënë i pari i Gjilanit, Alban Hyseni.

EkoHigjiena

Postimi i plotë i kryetarit të komunës së Gjilanit,

***

Sot, bashkë me Kryetarin e FFK-së, Agim Ademi, drejtorin e klubit Feti Murseli, pronarin Valon Murseli, zyrtarë të klubit dhe tifozë, vendosëm gurthemelin për ndërtimin e kampit stërvitor të KF Dritës.

Hapësira për ndërtimin e këtij kampi është ndarë nga Komuna, si mbështetje konkrete për sportin dhe futbollin gjilanas.

Kampionët tanë meritojnë kushte dhe investime të tilla që ua rrisin cilësinë dhe angazhimin. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.