Policia e Kosovës informon se gjatë 24 orëve të fundit, në disa rajone të Kosovës iu është venë zjarri katër veturave zyrtare. Përmes një kumtese për media, Policia tregon se rastet kanë ndodhur në Prizren, Mitrovicë, Gjilan dhe Pejë.
Kumtesa e plotë e Policisë së Kosovës:
Rreth orës 22:50 ne rr. Ersen Mazreku, Prizren iu është vene zjarri veturës zyrtare Audi A4 me tabela 4Z-231-02 prone e Gjykatës se Apelit. Rreth orës 23:05 ne parkingun e Gjykatës për Kundërvajtje ne Peje iu është vene zjarri veturës Toyota me targa 4Z-160-02.
Rreth orës 00:03 ne parkingun e KK. Mitrovice iu është vene zjarri veturës zyrtare me tabela 3Z-156-06 prone e ATK-se.
Rreth orës 23:35 ne parkingun e Prokurorisë ne Gjilan iu është vene zjarri veturës zyrtare Reno Megane me tabela 4Z-138-03 prone e Prokurorisë.
Policia e Kosovës është duke kryer hetime intensive për zbardhjen sa me pare te këtyre rasteve te cilësuara si zjarrvenieve, te cilat dyshohet se janë djegur qëllimshëm nga persona te dyshuar.
Referuar hetimeve te para dhe referuar intervaleve kohore te rasteve te ndodhura, dyshohet se këto veprime te personave te dyshuar kane qene veprime mire te koordinuara dhe te centralizuara.
Zbatimi i ligjit, garantimi i rendit dhe qetësisë publike, ruajtja e pronës publike dhe asaj private është detyre e PK-së, andaj Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar ne hetimin dhe zbardhjen sa me pare te këtyre rasteve.
Policia e Kosovës njëkohësisht kërkon bashkëpunim te gjithë qytetareve, qe kushdo qe posedon ndonjë informacion ne këtë drejtim te bashkëpunoje me PK-ne, me qellim te parandalimit te rasteve te tilla te dëmtimit te pronës shtetërore.
/FOTOILUSTRIM/