DYLON

U trajtuan dhe u shqyrtuan çështje me rëndësi për funksionimin, planifikimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Ndërmarrjes

U trajtuan dhe u shqyrtuan çështje me rëndësi për funksionimin, planifikimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Ndërmarrjes
Avatar photo Redaksia

Më datë: 19.06.2026, Bordi i Drejtorëve i KRU “Hidromorava” Sh.A. mbajti Mbledhjen e gjashtë (VI) të rregullt për vitin 2026, në të cilën u trajtuan dhe u shqyrtuan çështje me rëndësi për funksionimin, planifikimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Ndërmarrjes.

Në këtë mbledhje u shqyrtuan dhe u miratuan:

EkoHigjiena

Raporti i Punës për muajin maj 2026, i cili paraqet aktivitetet operative dhe financiare të realizuara gjatë periudhës raportuese;

Rishikimi i Planit të Biznesit për vitin 2026, me qëllim harmonizimin e objektivave dhe aktiviteteve me nevojat aktuale operative dhe zhvillimore të Ndërmarrjes;

Rregullorja për Operimin, Monitorimin dhe Mirëmbajtjen e Infrastrukturës së Shfrytëzimit të Ujit në KRU “Hidromorava” Sh.A., e cila synon forcimin e standardeve të menaxhimit, mirëmbajtjes dhe funksionimit të infrastrukturës ujore.

Gjatë mbledhjes, Bordi i Drejtorëve diskutoi gjithashtu lidhur me planet dhe masat për menaxhimin e furnizimit me ujë gjatë sezonës verore, me fokus në sigurimin e një furnizimi të qëndrueshëm, menaxhimin efikas të burimeve ujore dhe gatishmërinë institucionale për përballimin e kërkesave të shtuara gjatë muajve të verës.

KRU “Hidromorava” Sh.A. mbetet e përkushtuar në përmirësimin e vazhdueshëm të performancës operative dhe financiare, duke siguruar shërbime cilësore, të besueshme dhe të qëndrueshme për të gjithë konsumatorët. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.