DYLON

U tërhoq shorti për edicionin e ri në Superligë dhe Ligën e Parë

U tërhoq shorti për edicionin e ri në Superligë dhe Ligën e Parë
Avatar photo Redaksia

Në ambientet e stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë është bërë tërheqja e shortit për edicionin e ri garues 2021/22. Fillimisht u tërhoq shorti për Superligë, e më pas edhe për Ligën e Parë në të dyja grupet.

Të pranishmit në emër të KE të FFK-së dhe Komisionit të Garave i ka përshëndetur kryetari i këtij komisioni, Abdyl Bellopoja, i cili i uroi klubet për një kampionat të suksesshëm si dhe i njoftoi përfaqësuesit e klubeve për procedurat e shortit.

EkoHigjiena

Edicioni i ri në Superligë do të fillojë më 21 gusht, derisa në Ligën e Parë më 28 gusht.

Ja ballafaqimet e javës së parë:

Superliga – Java e parë
Drita – Feronikeli
Llapi – Ulpiana
Malisheva – Prishtina
Ballkani – Dukagjini
Drenica – Gjilani

Liga e Parë – Grupi A – Java e Parë
Trepça’89 – Liria
A&N – Drenasi
Rahoveci – Besa
Onix – Vëllaznimi
Istogu – Trepça

Liga e Parë – Grupi B – Java e Parë
Ferizaj – Vllaznia
Ramiz Sadiku – 2 Korriku
Fushë Kosova – Kika
Dardana – Vitia
Arbëria – Flamurtari

/2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.