DYLON

U shpërndanë pesë krerë gjedhe për fermerët e Komunës së Gjilanit

U shpërndanë pesë krerë gjedhe për fermerët e Komunës së Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të memorandumit të bashkëpunimit mes Komunës së Gjilanit, gjegjësisht, Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari dhe Shkollës së Mesme të Agrobiznesit dhe Teknologjisë “Sahit Baftiu”, u shpërndanë pesë krerë gjedhe për fermerët e Komunës së Gjilanit.

Drejtori i kësaj Drejtorie, Bajram Isufi ka thënë se këto gjedhe janë të racës Simental, një racë e pastër qumështore, e njohur për prodhimtarinë e lartë dhe cilësinë e shkëlqyer të qumështit.

EkoHigjiena

“Faleminderit drejtuesve dhe stafit të shkollës “Sahit Baftiu” për këtë kontribut të çmuar dhe bashkëpunimin e sinqertë. Gjithashtu, një falënderim i veçantë për Kryetarin e Komunës, Alban Hyseni, për mbështetjen e vazhdueshme në projektet që forcojnë sektorin e bujqësisë”, ka thënë Isufi.

Ai uroi që këto gjedhe fermerëve t’u sjellin mbarësi, prodhim të bollshëm dhe përfitime të mira, duke kontribuar kështu në rritjen e prodhimit vendor dhe zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë në Gjilan.  /2LONLINE/