DYLON

U shpërndan makina spërkatëse për 20 fermerë të komunës së Vitisë

U shpërndan makina spërkatëse për 20 fermerë të komunës së Vitisë
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të projektit tre vjeçar mes Komunës së Vitisë dhe Organizatës Helvetas Swis Intercooperation, si dhe implementuar nga Grupi i Veprimit Lokal “Vitia”, janë shpërndarë sot 20 makina për spërkatje për kultivuesit e perim kulturës në serra.

Fadile Demelezi kryetare e GVL-së “Vitia”, njoftoi se shpërndarja e këtyre makinave është në vazhdën e shpërndarjes së makinave spërkatëse që janë bërë vitin e kaluar për kultivuesit e perime kulturës mbi 5 ari, ndërsa këto që po shpërndahen sot janë të fermerëve që posedojnë serra nga 2 deri 5 ari.

Ndërsa kryetari I komunës së Vitisë Sokol Haliti, në ceremoninë e shpërndarjes së këtyre makinave tha se ne në këtë mënyrë po arrijmë ti mbështesim fermerët tanë përmes metodave të ndryshme, që t’iu krijojmë kushte sa më të mira.

EkoHigjiena

“Kultivimi i perime kulturës në komunën tonë zë një vend tejet të rëndësishëm, ngase kemi një kualitet të lartë të tokës bujqësore, andaj edhe përkrahja e fermerëve tanë është shumë e domosdoshme. Në këtë fushë, ne do të vazhdojmë edhe në të ardhmen të krijojmë mundësi e kushte sa më të mira, për këta kultivues”, tha Haliti.