DYLON

U shfaq pjesa teatrale “Trekëndëshi” nga nxënësit e shkollave të mesme të Vitisë

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Është shfaqur sot në Shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani”  në Viti shfaqja “Trekëndëshi” nga nxënësit e shkollave të mesme të Vitisë. Në këtë shfaqje u trajtua monotonia si një fenomen me të cilin  përballen gjitha shtresat e shoqërisë, si dhe trekëndëshi si ndërlidhje e shtëpisë, shkollës dhe argëtimi në kafeteri nga  nxënësve.

Iniciativa për përgatitjen e kësaj shfaqje, sipas Arjeta Mehmetit njëra nga organizatoret, lindi si nevojë për funksionalizimin e trupave teatrale shkollore dhe po ashtu në muzikë, art vizuel dhe aktivitete tjera kulturore. Ajo ka falënderuar për mbështetje të këtij projekti nga “Innovations Lab Kosova”,

EkoHigjiena

Drejtoria e kulturës Rinisë dhe Sporteve në Viti dhe shkollat e mesme të kësaj komune. Kaltrina Sylejmani drejtoresh për Kulturë, Rini e Sport në Viti, ka përgëzuar organizatorët e kësaj shfaqje për punën e bërë dhe ka inkurajuar gjitha grupet e interesuara që të bashkëpunojnë ngushtë me këtë drejtori.

“Ju inkurajojë që të vazhdoni të punoni si me Teatrin e Qytetit, po ashtu edhe me grupet tjera kulturore që veprojnë në komunën tonë, ngase jam shumë e interesuar që të ngjallet jeta kulturore në Viti me aktivitete nga më të ndryshmet. Andaj, ju ftoj për bashkëpunim të  gjithë duke u nisur nga nxënësit që kanë talent e deri tek artdashësit të cilët kanë mbetur anash, sepse të gjithë së bashku mund të bëjmë atë më të mirën sa I përket kulturës”, u shpreh drejtoresha Sylejmani.

Pas përfundimit të shfaqjes, u zhvillua një debat ku u parashtruan edhe pyetje nga të pranishmit, për nxënësit- aktor të kësaj shfaqje. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.