DYLON

U shënua edhe në Viti Dita ndërkombëtare e të sëmurëve me sindromin Dawn

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Me rastin e Ditës ndërkombëtar të të sëmurave më sindromin Dawn, Drejtoria e Shëndetësisë së bashku me Qendrën Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti dhe në koordinim me Drejtorin e Arsimit, kanë shënuar këtë ditë me një vizitë që i kanë bërë fëmijëve me këtë sindrom e të cilët ndjekin mësimet në shkollën fillore “Bafti Haxhiu”.
Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Viti Basri Aliu, pasi ka folur për shënimin e kësaj dite, ka falënderuar gjithë ata që po përkujdesen në mbarëvajtjen e mësimit të kësaj paralele, e në veçanti ka përgëzuar për punën dhe përkushtimin e mësuesit Besnik Zuka për edukimin e këtyre nxënësve.

Po gjatë kësaj vizite, është ofruar edhe asistencë mjekësore nga mjekët e QKMF-së, ndërkohë që u janë shpërndarë dhurata simbolike për nderë të kësaj dite. Drejtori I kësaj shkolle Mustafë Aliu, ka theksuar se kjo klasë e nxënësve me sindromin Dawn, funksionon që nga viti 2002 në Viti. Si e tillë ajo ka ndikuar shumë pozitivisht në emancipimin e këtyre fëmijëve në jetën shoqërore”, ka thënë Aliu. /2L ONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.