DYLON

U shënua Dita Ndërkombëtare e Dhurimit te Gjakut

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti, i është bashkuar sot fushatës vetdijësuese për dhurimin vullnetar te gjakut, me rastin e 14 Qershorit Ditës ndërkombëtare të dhurimit të gjakut. Gjate kësaj fushate, janë mbledhur emrat e personave te cilët duan te jene dhurues vullnetar te gjakut dhe në koordinim me Qendrën e Transfuzionit te gjakut ne Prishtine, gjatë ditëve të ardhshme do te caktohet edhe dita e dhurimit te gjakut qe do te realizohet ne objektin e QKMF “Nena Terezë” –Viti. Udhëheqësit e QKMF-së njoftojnë gjithë ata qytetar që duan të jenë dhurues vullnetar te gjakut, se mund te lajmërohen në QKMF – Viti çdo ditë pune nga ora 8.00 -15.00 , ne ordinancat 17 dhe 25. /2L ONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.