DYLON

U shënua Dita Botërore e Librit dhe përvjetori i parë i Bibliotekës me emërtimin e ri “Ramadan Musliu”

U shënua Dita Botërore e Librit dhe përvjetori i parë i Bibliotekës me emërtimin e ri “Ramadan Musliu”
Avatar photo Redaksia

Me një manifestim të organizuar nga Biblioteka Publike “Ramadan Musliu”, në Viti është shënuar Dita Botërore e Librit.

Njëkohësisht, është shënuar edhe përvjetori i parë i bibliotekës me emërtimin e ri, Ramadan Musliu.

EkoHigjiena

Një fjalë rasti në këtë event që i kushtohej librit, e mbajti drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport, Valmir Sahiti, i cili mes tjerash vlerësoi kontributin e gjithë krijuesve në krijimtarinë letrare.

Po ashtu ka uruar udhëheqësit e bibliotekës për Ditën e saj, me që tash e një vit më parë, kjo bibliotekë morri emrin e publicistit dhe kritikut letrat Ramadan Musliu.

Ndër tjerash, drejtori Sahiti ka theksuar se veprimtaria dhe krijimtaria e njerëzimit është vet libri, andaj duhet ruajtur dhe të përkushtohemi sa më shumë ndaj leximit, sepse është e ardhmja e ndritur.

Edhe drejtoresha e Arsimit Fatbardha Emini, në fjalën e saj ka përgëzuar Shoqatën e Shkrimtarëve të Vitisë, për përkushtimin dhe kontributin që po japin në krijimtarinë letrare të komunës sonë.

Ajo ka theksuar se prioritet i Institucioneve komunale, respektivisht Drejtorisë për Arsim është pajisja e gjitha shkollave me biblioteka në mënyrë që nxënësve tu jepet mundësia ta kenë sa më afër librin.

Një ligjëratë për rëndësinë e librit, mbajtën prof. Sarë Gjergji e Muzafer Ramiqi.

Ndërkohë janë recituar edhe poezi, janë prezantuar edhe ese për librin të cilat janë shpërblyer. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.