DYLON

U shënua dita botërore e Habitatit (foto)

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në organizimin e Kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe të Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit është shënuar sot dita botërore Habitateve të vendbanimeve dhe atë me moton “Pastërti në të gjitha hapësirat publike të komunës sonë”.

Shënimi i kësaj dite është karakterizuar kryesisht më aksione të pastrimit në pothuajse të gjitha fshatrat e kësaj komune por edhe me mbjelljen e drunjtëve dekorativ në qytetin e Vitisë.

EkoHigjiena

Përveç përfaqësuesve të Institucioneve komunale të Vitisë, kanë marrë pjesë edhe: nxënës të shkollave të mesme, punëtor të Eco-Higjenës, përfaqësues të organizatave jo qeveritare, këshillat e fshatrave,qytetarë etj.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti para fillimit të shënimit të kësaj dite u shpreh se përmes aktiviteteve të tilla shtohet vetëdijen për mbrojtjen e ambientit nga mbeturinat.

“Kemi shfrytëzuar rastin që në këtë ditë të organizojmë në mënyrë që aspektin ambiental ta çojmë përpara, edhe pse kemi bërë progres dhe atë në të gjithë territorin e komunës sonë, në veçanti në Viti. Po ashtu dëshirojmë që para dimrit të krijojmë një ambient sa më të pastër dhe ekologjik”u shpreh Kryetari Haliti.

Ai tha se qeveria komunale e Vitisë, pretendon që Vitia të jetë e bukur dhe e pastër me të gjitha fshatrat e saj.

Ndërkaq Drejtori për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, Ajet Sallahu, duke folur rreth aktiviteteve në shënimin e kësaj dite, tha se për këtë janë angazhuar 5 grupe në qytetin e Vitisë ndërkaq aktivitetet janë shtrirë edhe në të gjitha fshatrat e kësaj komune.

Përndryshe qeveria komunale e Vitisë në krye të parin e Komunës , Sokol Haliti kanë mbjell edhe drunjë dekorativ në qytetin e Vitisë përkatësisht për skaj të rrugës “2 Korriku” që gjendet në Magjistralen Viti-Gërlicë./2L ONLINE/