(2LONLINE) – Kryetari i Kamenicës Begzad Sinani dhe Drejtori i Administratës së Përgjithshme Valon Maliqi, e kanë vizituar sot Qendrën për Shërbime të Qytetarëve për të parë punët që janë kryer aty pas dëmit që shkaktoj avaria nga energjia elektrike ditë më parë.
Sinani me këtë rast e ka përgëzuar drejtorin e DAP-së për angazhimin e sinqertë në evitimin e këtij dëmi dhe u shpreh I kënaqur me punët që janë bërë.
”Për një kohë të shkurtër dhe duke përfillur të gjitha procedurat e nevojshme ligjore kemi arritur që ta kthejmë këtë qendër sërish në funksion të plotë dhe për këtë e falënderoj Drejtorin Valon Maliqi dhe punëkryesin për punën e mirë që ka bërë, tanimë qytetarët mund t`I kryejnë në këtë qendër të gjitha shërbimet që I kanë kryer edhe më parë.” tha Kryetari Sinani.
Drejtori Valon Maliqi e ka falënderuar Kryetarin Sinani për përkushtimin ndaj gjendjes së krijuar.
”Po ashtu falënderoj edhe punëtorët e administratës për kujdesin e treguar gjatë trajtimit të dokumenteve të gjendjes civile, dhe punëkryesin për punën e mirë që ka bërë” tha drejtori Maliqi.
Renovimi i Qendrës për Shërbime ndaj Qytetarëve është bërë nga NP “Moleri” dhe ka kushtuar 6218.50 euro./2lonline/