U realizua “Kursi për Trajnimin e Instruktorëve”
Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në bashkëpunimin me ekipin britanik për trajnim dhe këshillim ushtarak (BMATT), u realizua “Kursi për Trajnimin e Instruktorëve” (ITC)
Kursi për Trajnimin e Instruktorëve, i realizuar me ekipin e BMATT-it, ka për qëllim përgatitjen dhe aftësimin e pjesëtarëve ushtarak për të ushtruar detyrën e instruktorit në njësitë e tyre. Gjatë këtij kursi, pjesëtarët e FSK-së janë trajnuar në përgatitjen e planeve mësimore, zbatimin e metodave të ligjërimit dhe demonstrimit praktik.
Kursi ka përfshirë gjithashtu zhvillimin e disiplinës ushtarake, shkathtësive komunikuese dhe aftësive komanduese të kursantëve, njofton FSK. /2LONLINE/
