DYLON

U promovua revista “Nositi”

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Me rastin e manifestimit kulturor “ Flaka e Janarit 2014 ”, Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e komunës së Kamenicës organizoi promovimin e numrit të 10-të të revistës letrare e kulturore “ Nositi”. Kjo revistë me vlerat e saja kulturore letrare e shkencore i ka   kalua kufijtë komunal.

Disa penda, shkrimet e para i kanë filluar në këtë revistë tani më janë  bërë penda të njohura në nivel më të gjerë. Sipas redaktorit Nexhat Rexha , revistën e boton klubi letrar “Nositi” që është themeluar paraluftës më 1996, ndërsa numri i parë i revistës është botuar më 2002. Sipas tij redaksia punon në mënyrë vullnetare vetëm për të dhen një kontribut  në begatimin dhe ngritjen e çështjes kulturore në komunën e Kamenicës.

EkoHigjiena

Kryetari i parë i klubit ishte shkrimtari i njohur i kësaj ane, i ndjeri  Ibrahim Ibishi. Në këtë revistë shkruajnë edhe kamenicasit që janë emra në lëmit e ndryshme që nuk jetojnë në Kamenicë, si: Hysen Matoshi, Faik Shkodra, Bahtijar Kryeziu, Ganimet Klaiqi etj.

Në fjalën e tij drejtori i Institutit albanaologjik , dr Hysen Matoshi e bëri një analizë të gjithë numrave të revistës “ Nositi” të botuar gjerë tani, duke e çmuar kontributin e redaksisë, si emrave të tjerë që kontribuojnë në begatimin e kësaj reviste që gjithnjë e më tepër po  shprehë vlera të njëmenda. “ unë botoj punime në shumë revista  të njohura, brenda dhe jashtë vendit, por kur i botoj në revistën e komunës sime kam një ndjenjë të veçantë” u shprehë Matoshi.

Sylejman Morina, nder tjerash tha, Kamenica e meriton një revistë të tillë, ka potenciale intelektuale këtu brenda, si edhe të tjerë  që jetojnë jashtë komunës, e që duan të kontribuojnë në këtë revistë , si: dr. Matoshi e shumë të tjerë.

”Disa numra të “Nositit” gjenden në bibliotekat e intelektualëve arbëresh e kroat të Zarës . Së shpejti do të jenë edhe bibliotekën Arbanasit.” tha Morina.

Po ashtu, për nderë të “Flakës së janarit 2014” është bërë edhe hapja e ekspozitës me fotografi (eksponate kulturore – historike). /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.