U promovua libri “Plani i madh – Deep State” i autorit Arianit Sllamniku
Nen moderimin e gazetarit Kron Sadiku, u promovua libri “Plani i madh – Deep State” i autorit, Arianit Sllamniku, një libër më ndryshe me një tematikë interesante, për të cilin vet autori i librit, ka thënë se, ky libër i tij është i veçantë, ngase në të ka mëtuar të shpjegojë shumë gjëra të cilat qytetarëve nuk u ishin shpjeguar më herët, as në shkolla e as në shoqëri.
Ai mori shembull se si askush nuk ua kishte shpjeguar më herët si lëviz paraja.
Sllamniku tha se ky libër mund të quhet konspirativ, por ai është dekonspirativ, ngase në të ka citime shkencore.
Sipas Sllamnikut, ky libër ishte nisur me idenë që të ngritën pyetje e të gjenden përgjigje, të cilat ai ka kuptuar një element shtesë. Sipas tij në këtë botë nuk ka asgjë të paprekshme, të gjitha çështjet mund të diskutohen e në këtë libër është prekur edhe e paprekshmja.
Për këtë libër ka folur edhe dr. Ekrem Hajredinaj, nga Belgjika, që tha se Arianit Sllamniku është njeri që lexon shumë, është i sinqertë, i formuar e me temperament të fortë dhe i sigurt në atë që e thotë.
Ish-deputeti Eman Rrahmani, ka thënë se me qasjen e Arianit Sllamnikut pajtohen kundër sulmit në mirëqenien e njeriut, por edhe të përfitimeve të mëdha në fatkeqësitë e njerëzve, andaj sipas tij është mirë që njerëzit merren me hulumtime të tilla, ngase ata që luftojnë të keqen do të fitojnë.
Në këtë promovim libri kanë folur edhe Muhamet Mujaj, ish-kryetari i Gjilanit, Qemajl Mustafa dhe folës të tjerë, të cilët e kanë vlerësuar kontributin e deritanishëm të Arianit Sllamnikut, në tema të tilla. /2LONLINE/
