DYLON

U promovua libri “Modaliteti. Veçoritë thelbësore në folklorin muzikor shqiptar”, i autorit Kushtrim Jakupi

U promovua libri “Modaliteti. Veçoritë thelbësore në folklorin muzikor shqiptar”, i autorit Kushtrim Jakupi
Avatar photo Redaksia

Është promovuar libri  “Modaliteti. Veçoritë thelbësore në folklorin muzikor shqiptar”, i autorit Kushtrim Jakupi.  Pas një pune të përkushtuar më shumë se 5-vjeçare, me një material të pasur nga folklori jonë i bukur muzikor, me afër 300 shembuj notal të analizuar, autori arriti të realizojë një nga synimet e tija të kahmotshme….

Postimi i plotë i autorit:

EkoHigjiena

Shumë i lumtur për promovimin e librit tim “Modaliteti. Veçoritë thelbësore në folklorin muzikor shqiptar”.

Pas një pune të përkushtuar më shumë se 5-vjeçare, me një material të pasur nga folklori jonë i bukur muzikor, me afër 300 shembuj notal të analizuar, arrita të realizoj një nga synimet e mija të kahmotshme.

Materiali trajton kryesisht shkallët muzikore dhe prezencën e tyre në të gjitha format duke fillu nga ato të thjeshta në shtrirje deri te ato më komplekse, pastaj “shkallët e vjetra kishtare” llojet e shumta të “makameve”, si dhe prezencën e tyre në folklorin tonë muzikor. Pjesë e veçantë e materialit paraqitet edhe pentatoni si strukturë e isopolifonisë shqiptare me të gjitha variantet e tyre.

Në pjesën përmbyllëse trajtohet edhe prezenca e folklorit muzikor në krijimtarinë artistike të kompozitorëve shqiptarë dhe në veçanti te kryeveprat shqiptare artistike si dhe në krijimtarinë e kompozitorëve ikonik shqiptar si Lorenc Antoni, Çesk Zadeja, Feim Ibrahimi dhe Rafet Rudi.

Materiali i përfshirë në botim është punu kryesisht gjatë studimeve të doktoratës dhe në këtë drejtim një falënderim i veçantë shkon për mentorin tim prof. Vasil Sofokli Tole. Falemnderit edhe për recensentët prof Adhurim Rasimi  dhe babin tim Isa Jakupi  i cili më ka mbështetë gjatë gjithë rrugëtimit tim profesional sikurse edhe familja ime e cila më qëndroi afër gjatë të gjitha sfidave!

Promovimi u realizua në kuadër të aktiviteteve të “Prishtina Arts and Architecture Festival” PAFF  pranë Kolegjit AAB, kurse botimi u mbështet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Shihemi në evenimentet e radhës!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.