(2L ONLINE) – Policia e Kosovës ishte në dijeni për mashtrimin në fshatin Drobesh, komuna e Vitisë, ku i dyshimti B. J. (1977) në muajin tetor-nëntor/2014 ju kishte marr para tre personave me kusht që tu a rregullonte dokumentet gjegjësisht pasaportat biometrike të Lituanisë dhe i njëjti prej atëherë nuk ua ka rregulluar dokumentet dhe nuk iu ka kthyer paratë personave që ankohen ndaj tij.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se i dyshimti ka marr para nga këta persona: A. Rr. nga fshati Smirë 4000 € për dy djemtë e tij dhe 2500 CHF për një person nga Shtimja si dhe nga S. O. fshati Drobesh të cili ia kishte marrë 2000€.
“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdheruar që të bëhet bastisja e shtëpisë e të dyshimtë si dhe urdhërohet ndalimi i të dyshuarit për 48 orë. Rasti nën hetime”, ka thënë zëdhënësi Hashani. /2L ONLINE/