DYLON

U përurua libri me tregime “Një emër nga letërnjoftimi”, i autorit Muhamet Halili

U përurua libri me tregime “Një emër nga letërnjoftimi”, i autorit Muhamet Halili
Avatar photo Redaksia

Asociacioni Alternativ i shkrimtarëve të Kosovës me seli në Gjilan, Ars Club “Beqir Musliu”, në bashkëpunim me Bibliotekën e Qytetit “Fan. S Noli” , në shenjë të librit dhe autorit Muhamet Halili, për të cilin është libri i tretë me radhe i këtij lloji ( tregime), organizoi një bashkëbisedim me krijues e artdashës.

Kritikë e lexues thanë fjalën e tyre për vlerat e këtij libri , i cili gjithsesi pasuron letërsinë, veçmas në llojin e tregimit, duke ruajtur kështu edhe një traditë të shkrimtarëve gjilanas, të cilët i kanë dhënë shumë emra, tituj e vlera prozës shqipe në përgjithësi.

EkoHigjiena

Disa nga krijuesit e dashamirët e pasionuar të librit  u prezantuan  me vështrime e përshtypje të veta për librin si, Sabit Rrustemi (botues), Biser Mehmeti e Sinan Sadiku (recensentë) pastaj, Fatmir Latifaj, Agim Kajtazi, Izeir Hyda, Nehat Ramadani, Selvete Avdullahu, Fadil Kajtazi, Heset Zymberi, Qazim Azizi, Nevzad Isufi e Arsim Halili.

Ishte ky një përurim pak më ndryshe i librit si dhe autorit, ndërsa u paralajmërua  shumë shpejtë edhe botimi i librit  të ri nga ky autor.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.