DYLON

U përurua këndi i ri gjithëpërfshirës i lojërave në çerdhen publike “Dardania”

U përurua këndi i ri gjithëpërfshirës i lojërave në çerdhen publike “Dardania”
Avatar photo Redaksia

Në një bashkëpunim të ngushtë mes UNICEF-it në Kosovë, të përfaqësuar nga shefja, Veronika Vashchenko, Kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, Drejtorit të DKA-së, Shpend Nuhiu dhe zyrtarja për arsimin parashkollor, Tylaj Hasanaj, u përurua këndi i ri gjithëpërfshirës i lojërave në çerdhen publike “Dardania”.

Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA) në Gjilan, vlerëson se ky projekt përfaqëson përkushtimin e përbashkët për të ndërtuar një sistem arsimor gjithëpërfshirës që fillon nga edukimi i hershëm, duke ofruar hapësira ku çdo fëmijë, pa dallim, ka mundësi të luajë, të mësojë dhe të rritet i barabartë me të tjerët.

EkoHigjiena

“Prindërit dhe fëmijët e pranishëm e mirëpritën me entuziazëm këtë hapësirë të re, e cila jo vetëm ofron kushte të sigurta për lojë dhe zhvillim, por edhe nxit bashkëjetesën, respektin dhe mirëkuptimin që në moshë të hershme”, thuhet në njoftimin e DKA-së.

Këndi është dizajnuar për të nxitur përfshirjen e fëmijëve me dhe pa aftësi të kufizuara, duke shërbyer si mjet edukues dhe social që pasuron përvojën e tyre ditore në institucionin parashkollor.

Drejtoria Komunale e Arsimit falënderon znj. Veronika Vashchenko dhe ekipin e UNICEF-it në Kosovë për mbështetjen e jashtëzakonshme në këtë iniciativë, e cila është për herë të parë në Kosovë, dhe pikërisht në Gjilan, që kontribuon drejtpërdrejt në përmirësimin e kushteve të edukimit të hershëm dhe ndërtimin e një sistemi arsimor më gjithëpërfshirës në komunën tonë.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.