Në fshatin Qiflllak të komunës së Vitisë, është përuruar sot Çerdhja e Fëmijëve, e dyta publike në këtë komunë, që është bashkëfinancim I Ministrisë së Arsimit dhe Teknologjisë dhe komunës së Vitisë.
Në ceremoninë e prerjes së shiritit të këtij Institucioni, kryetari I komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka uruar banorët e fshatrave përreth, për hapjen e çerdhes së fëmijëve, duke shtuar se tani e tutje do ta kenë më të lehtë një përkujdesje ndaj fëmijëve të tyre, ngase ka qenë nevojë e kamotshme që këto lokalitete, ta kenë një çerdhe.
“Kjo është çerdhja e dytë publike. Ka qenë premtimiI Qeverisë komunale dhe kjo sot po realizohet. Por, kjo nuk do të jetë e vetmja, ngase do të vazhdojmë shumë shpejt edhe me hapjen e çerdhes së tretë publike, krahas atyre private që do të hapen në një të ardhme të afërt”, është shprehur kryetari Haliti.
Ai më tej ka shtuar se arsimi parafillor do të jetë prioritet i qeverisë komunale edhe në të ardhmen.
Drejtoresha e Çerdhes së fëmijëve “Gëzimi Ynë”, Mirlinda Sylejmani-Zuka, ka bërë të ditur se në çerdhen e sapo përuruar, janë të regjistruar 40 fëmijë që do të jenë në përkujdesje të edukatoreve, ndërkohë që ka njoftuar se kapacitetet për fillim do të jenë për 50 fëmijë.
Çerdhja e fëmijëve në Qifllak, do të përfshijë Pozheranin, Tërpezën, Zhitinë, Radivojcin, Fshatin e Ri dhe lokalitetet tjera përreth. /2LONLINE.com/