DYLON

U përkujtuan dëshmorët e kombit Bafti Haxhiu e Sali Zenuni

U përkujtuan dëshmorët e kombit Bafti Haxhiu e Sali Zenuni
Avatar photo Kimete Ibrahimi

Me rastin e përvjetorit të rënies së dëshmorëve të kombit Bafti Haxhiu dhe Sali Zenuni, sot në varrezat e dëshmorëve në Viti, janë bërë homazhe dhe janë vendosur kurore lulesh në varret e këtyre dëshmorëve. Homazheve i ka prirë kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Naim Pira me bashkëpunëtor.

Këtyre homazheve ju janë bashkangjitur edhe përfaqësuesit e Policisë, të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, familjet e dëshmorëve, bashkëluftëtare të dëshmorëve e familjarë të tyre por edhe personeli arsimor dhe nxënësit të shkollës “Bafti Haxhiu” në Viti e Ramnishtë. Përndryshe të dy dëshmorët kanë rënë heroikisht me 26 maj të vitit 1999 si pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe atë në malet e Gorozhupit të Hasit. /2LONLINE.com/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.