DYLON

U përkujtua dëshmori Bafti Haxhiu dhe u shënua dita e shkollës

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në Viti sot është përkujtuar dëshmori Bafti Haxhiu dhe njëherit edhe është shënuar dita e shkollës fillore që mban emrin e këtij dëshmori. Udhëheqësit komunal, përfaqësues të organizatave të dala nga lufta, strukturave politike, familjarë të dëshmorëve e qytetarë të tjerë, kanë bërë homazhe para varrit të dëshmorit Bafti Haxhiu si dhe dëshmorit Sali Zenuni, në varrezat e dëshmorëve në Viti.

Ndërkaq në shënimin e ditës së shkollës, kryetari I komunës Sokol Haliti është shprehur se duhet respektuar institucionet dhe nderuar dëshmorët. Duke ecur bashkë me këto dy qëllime, kemi edhe përparime në shtet ndërtim.

EkoHigjiena

“Shtet ndërtimi pa arsim, pa zhvillim ekonomik, nuk ecën mbarë. Neve na duhet që të përkushtohemi drejt të ardhmes në ngritjen e cilësisë në arsim, zhvillimin e ekonomisë, mirëqenien e qytetarëve etj,” ka thënë Haliti.

Për historikun e shkollës Bafti haxhiu foli drejtori Mustafë Aliu, i cili përmendi të arriturat dhe rezultatet e kësaj shkolle. Në shënimin e ditës së shkollës, u lexua edhe biografia e dëshmorit Bafti Haxhiu, ndërsa folën edhe Selami Ramiqi në emër të bashkëluftëtarëve të dëshmorit, Qemajl Rexhepi nga SHFD, në emër të familjes Sadik Haxhiu.

Në fund u dha një program artistik nga nxënësit e shkollës./2L ONLINE/