DYLON

U përkujtua 17 Vjetori i Rënies së Dëshmorëve të Lirisë në Rahovicë

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në përkujtimin e rënies së dëshmorëve: Arsim e Shemsi Isufit dhe Ramadan Kastrati, në fshatin Rahovicë të Kamenicës, ishte organizuar një manifestim përkujtimorë në të cilin morën pjesë familje të dëshmorëve invalid të luftës,veteranë të UÇK-së, pjesëtarë të FSK-së, banorë të këtyre fshatrave, intelektual të kësaj ane, strukturat komunale në krye me z.Begzad Sinanin, Kryetar i Komunës së Kamenicës.

Në emër të bashkësisë lokale të Strezocit, të pranishmit i përshëndeti Shefqet Sinani ,i cili e kishte përjetuar vet ketë ngjarje të rënd të rrethimit të këtyre fshatrave të malësi të: Strezoc, Leshtar, Rahovicë, Gregjenik, dhe lagjen e parë të Krilevës.

EkoHigjiena

“Tmerri ishte i madh atë ditë, ishin pesë të vrarë, ndër ta tre ushtarë të UÇK-së, tre të plagosur,qindra të rrahur e të malltretuar në mënyrat më brutale e barbare, shumë shtëpi të djegura pothuajse e tërë popullata e e plaçkitur dhe në fund e depërtuar në Kopërnicë, dua të falënderoi banorët e fshatit Kopernicës për mikëpritjen që e kishin treguar me sistematizimin e tyre në shtëpitë e fshatit, duke i siguruar ushqim dhe veshëmbathje” u shpreh Shefqet Sinani.

Kryetari i Komunës z.Begzad Sinani nderë tjerash tha se baza e vlerave të Kosovës qëndron në gjakun e derdhur për liri. “Ky gjak përbën krenarinë tonë ,sepse është themeli i Kosovës së lirë e të pavarur, ai përbën njëkohësisht obligimin tonë për ndërtimin dhe forcimin e atdheut ashtu siç e ëndërronin dëshmorët ,ashtu siç na e lanë amanetin e fundit” tha ai.

Për të pranishmit në fund u shfaq një program i pasur kulturo- artistik nga nxënësit shkollës fillore Strezocit, dhe u vendosën kurora lulesh pranë lapidarëve të dëshmorëve./2L ONLINE/




Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.