DYLON

U pensionua mësimdhënësja e Biologjisë Elfete Sherifi

U pensionua mësimdhënësja e Biologjisë Elfete Sherifi
Avatar photo Redaksia

Sot u pensionua mësimdhënësja e Biologjisë, Elfete Sherifi, njofton Shkolla e Mesme e Agrobiznesit dhe Teknologjisë “Sahit Baftiu” në Gjilan.

Gjatë përvojës së gjatë si mësimdhënëse ajo u tregua një udhërrëfyese jetësore për nxënësit e saj, ngase vetë lënda që e ligjëronte lidhej me jetën.

EkoHigjiena

Në njoftim thuhet se profesoresha Elfete ushqeu te nxënësit idenë se, gjëra të mëdha në jetë mund të arrijmë vetëm duke mësuar çdo ditë dhe duke i bashkuar këto njohuri brenda një sistemi të veçantë.

“Urojmë që shëndeti i plotë dhe pozitiviteti në jetë ta përcjellë shumë gjatë profesoreshën e nderuar”, thuhet në njoftimin e Shkollës së Mesme të Agrobiznesit dhe Teknologjisë “Sahit Baftiu”,  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.