DYLON

U pensionua mësimdhënësi Naim Berisha

U pensionua mësimdhënësi Naim Berisha
Redaksia

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i shoqëruar nga drejtoresha e Arsimit, Arta Ajeti, dhe bashkëpunëtorë të tjerë, ka organizuar sot një pritje me rastin e pensionimit të mësimdhënësit Naim Berisha.

Me këtë rast, kryetari Haliti e falënderoi z. Berisha për kontributin e tij 41-vjeçar në fushën e arsimit, përfshirë edhe periudhat më të vështira nëpër të cilat ka kaluar vendi.

EkoHigjiena

Ai theksoi se Naim Berisha ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm jo vetëm në edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të reja, por edhe në proceset e shtetformimit dhe shtetndërtimit, për çka i shprehu mirënjohjen e tij të thellë.

Fjalë miradije për punën dhe përkushtimin shumëvjeçar të mësimdhënësit Berisha shprehën edhe drejtoresha e Arsimit, Arta Ajeti, si dhe të pranishmit e tjerë.

Po ashtu gjatë kësaj pritje kryetari Haliti i ndau atij një mirënjohje për kontributin e tij shumëvjeçar. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.