DYLON

U pensionua Dr. Qefsere Kqiku – Doktor i Stomatologjisë

U pensionua Dr. Qefsere Kqiku – Doktor i Stomatologjisë
Avatar photo Redaksia

“Sot, në prezencë të menaxhmentit të QKMF-së, shërbimit të Stomatologjisë dhe familjes Kqiku, është pensionuar një prej profesionistëve më të shquar të shëndetësisë primare, Dr. Qefsere Kqiku – Doktor i Stomatologjisë”, thuhet në njoftimin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), Gjilan.

U vlerësua lartë kujdesi profesional ndaj qytetarëve në nevojë për ndihmë shëndetësore stomatologjike dhe ruajtje të raporteve ndërkolegiale, kështu duke i dhuruar mirënjohje në emër të QKMF-së, Drejtori Dr. Basri Kamberi.

EkoHigjiena

Kontributi i saj në QKMF-në e Gjilanit, qysh nga viti 1999 lë shenjë të pashlyeshme në ndërtimin, ruajtjen dhe ngritjen e cilësisë dhe ofrimit të shërbimeve shëndetësore stomatologjike në Komunen e Gjilanit, tha mes të tjerash Shefi i Shërbimit Dr. Taulant Ramadani.

Pensionimi i saj do të reflektojë mungesë për Institucionin!

Duke filluar një kapitull të ri, Dr. Qefseres i urojmë shëndet dhe mirëqenie, thuhet në njoftimin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), Gjilan.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.