DYLON

U panë skenarët dhe parapërgatitjet e pushtetit për të marrë gjithçka nën kontroll!

U panë skenarët dhe parapërgatitjet e pushtetit për të marrë gjithçka nën kontroll!
Avatar photo Redaksia

Jemi te prirë që gjithmonë të arsyetohemi se është vetëm fillimi, e gabimet edhe mund të ndodhin dhe janë të pranueshme. Por, po harrojmë që Kuvendi Komunal i Gjilanit është certifikuar ne dhjetor të vitit të kaluar, e edhe pse kanë kaluar pesë muaj që atëherë, nuk kemi as drejtorë të emëruar, nuk e kemi as Komitetin për Politikë dhe Financa funksional, njëjtë sikurse asnjë komitet tjetër.

Arbëreshë Kryeziu – Hyseni

Që nga sot, ka filluar konstituimi i tyre, por që në fillim, u panë skenarët dhe parapërgatitjet e pushtetit, për të marrë gjithçka në duart e veta.

EkoHigjiena

Kjo ndodhi sot në mbledhjen konstituive të Komitetit për Shërbime Publike, ku na u deshtë të prisnim 35 minuta, sepse prezent nuk ishte pikërisht personi i pazareve të LDK-së, që më vonë gjatë mbledhjes edhe u propozua për kryesuese të komitetit, Antigona Kqiku.

Madje pati arsyetime nga më të ndryshmet nga ana e kryesueses së Kuvendit Shpresa Kurteshi-Emini, e cila fillimisht tha se ka një tjetër takim me një tjetër komitetit, i thirrur po ashtu në të njëjtën kohë, gjithashtu përgënjeshtroi se është arritur pajtueshmëri me LVV-në sa i përket udhëheqjes proporcionale të komiteteve, gjë që nuk është aspak e vërtetë, ndërsa në fund tha se është praktikë e saj që mbledhjet konstituive t’i mbajë me të gjithë anëtarët.

Natyrisht që unë si përfaqësuese e Lëvizjes Vetëvendosje! shpreha pakënaqësinë time në lidhje me gjithë këtë skenar dhe votova kundër, por gjithashtu e pyeta kryesuesen e Kuvendit, se çfarë do të ndodhte nëse unë do të mungoja në këtë takim, a do ta mbanin mbledhjen apo jo?

Më tha që është e drejtë e secilit të marrë vendim çfarë të bëjë, por mesa u pa sot, kjo e drejtë nuk i takon përfaqësuesve të pushtetit, prezenca e të cilëve është e obligueshme, kur bëhet fjalë për “grabitje” të pozitave.

Ky gjest sot, dëshmoi edhe njëherë seriozitetin që kjo qeverisje ka, ndaj përgjegjësisë që atyre u takon në raport me qytetarët e Gjilanit.

Autorja është anëtare e Kuvendit Komunal të Gjilanit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje si dhe anëtare e këtij Komiteti.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.